Mund të duket paksa e çuditshme por është shumë e vërtetë, djali i kompozitorit të mirënjohur Shpetim Saraçi dhe zërit të ëmbël të Mira Konçit, është një talent në muzikë por në një një zhanër krejtësisht ndryshe nga prindërit e tij.
Drin Saraçi, i cili ka zgjedhur si emër arti D Slim, sapo i është futur rrugës së muzikës, të paktën në mënyrë profesionale dhe këndon muzikë rap.
D Slim, i cili sikurse edhe moshatarët e tij, ka nisur të dëgjojë rap në moshë të vogël por pavarësisht se këndon këtë stil muzikor, i kontaktuar nga “Top Awards”, ai është shprehur: “Më pëlqen çdo zhaner. Nëse e ke vërtet pasion muzikën, mendoj se duhet të jesh i aftë ta vlerësosh atë në cdo lloj forme”.
D Slim sapo ka publikuar projektin e tij të dytë muzikor në bashkëpunim me Anin, të cilin kanë vendosur ta titullojnë “Sahara”. Kjo hyrje e re muzikore, produksioni dhe miksi i së cilës është realiziuar nga D Slim, është bërë pikërisht këtë javë pjesë e “The Top List”.
Sa i përket bashkëpunëtrit të tij, Ani, ai ka filluar të merret me muzikë që prej vitit 2013-të. Dy reperët momentalisht jetojnë në New York dhe punojnë në një studio muzikore të krijua në shtëpinë e D Slim.
Por si e kanë pritur prindërit e Drinit, hyrjen në fushën e muzikës, veçanërisht në rap? Ai ishin ata pro apo kunder?
Nëse shumë artistë preferojnë që fëmijë e tyre të mos ndjekin rrugën e artit, për D Slim ka ndodhur krejtësisht ndryshe.
“Ata janë gjithmonë suportiv dhe natyrisht që ishin të lumtur kur fillova të merresha me muzikë, pak rëndësi ka lloji, duke ditur se muzikën që zakonisht pëlqen ta dëgjosh, do përfundosh duke krijuar dhe në rastin tim kryesisht është rapi”.
Drini ka treguar gjithashtu se përzgjedhja e emrit të artit ka ardhur krejt rastësisht, duke përfshirë dy inicialet e emrit dhe mbiemrit, mirëpo tashmë nuk është i preferuari i tij.
D Slim është duke punuar momentalisht dhe ka shumë këngë, si në gjuhën angleze ashtu edhe në shqip. Ai premton se do vazhdojë të prodhojë muzikë në të dyja gjuhët.