Tashmë nuk është më e fshehtë që bashkëpunimi muzikor mes Elvana Gjatës dhe Yll Limanit ka rezultuar të jetë më i preferuari i publikut dhe një nga më të suksesshmit këto kohë. Kjo duket fare qartë nga pasqyrimi i votave të publikut, duke e vendosur kështu në krye të klasifikimit të “The Top List” për javën e tretë rradhazi.

Padyshim që “E di” është një nga këngët më të dëgjuara dhe të pëlqyera. Ajo që e bën më të veçantë bashkëpunimin e tyre, është dhe fakti se sa shumë shkojnë Elvana dhe Ylli. Zërat e tyre në sinkron të plotë që bashkohen me energjinë që dy artistët përçojnë. Kjo nuk shihet vetëm në videoklipin e tyre.

Përkundrazi! Së fundmi Elvana dhe Ylli janë bërë bashkë duke kënduar projektin e tyre live para një turme të madhe fansash që brohorisnin për artistët e tyre të dashur. Edhe në skenë, nuk kishte si të mungonte kimia e tyre me njëri-tjetrin. Është pikërisht kjo, një nga gjërat që i bën ata kaq të adhurueshëm. A na lejohet të themi që duam që ata të vijnë me një tjetër projekt?