Dy artistë mjaft të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, Bardhi dhe Melinda Ademi, janë gati të sjellin një tjetër bashkëpunim që pritet të shndërrohet në hitin e kësaj vere. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes postimeve në rrjetet sociale, ku kanë ngjallur menjëherë interesin e fansave të tyre të shumtë.
Ky projekt i ri vjen pas suksesit të këngëve të mëparshme “Ferrari” dhe “Mos ma prish”, të cilat u kthyen në hite brenda një kohe shumë të shkurtër. E duket se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rrugën drejt suksesit.
Nga videoja e shkurtër që ka qarkulluar në rrjete sociale, kënga e re e Bardhit dhe Melindës është një projekt tipik veror, plot ritëm, energji dhe stil modern. Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa sekuenca ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, të realizuar në bregdet dhe me aq sa duket projekti i ri ka për të qenë ‘flakë’. Bashkëpunimi i dyshes pritet të publikohet të premten.
