Industria muzikore shqiptare vazhdon të na surprizojë me bashkëpunime të mëdha, dhe këtë herë janë tre emra të njohur që bashkojnë forcat. Bëhet fjalë për Azet, Dhurata Dora dhe Dardan.

Projekti i tyre më i fundit, “Syt” sapo ka dalë dhe është menjëherë në qendër të vëmendjes. Me një kombinim plot kimi, stil dhe energji që secili artist sjell, ky bashkëpunim është padyshim një hit.

Sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe kur bashkojnë forcat dy prej emrave më të mëdhenj të skenës gjermano-shqiptare Azet dhe Dardan dhe një nga zërat më të dashur të pop-it modern shqiptar, si Dhurata Dora? “Syt” nuk është hera e parë që Dhurata Dora dhe Azet vijnë në bashkëpunim. 

Kujtojmë suksesin e mëparshëm të “Fajet” apo “Lass Los”, projekte që u pëlqyen jashtëzakonisht shumë nga publiku. Kjo histori e mëparshme suksesi mes tyre vetëm sa shton pritshmëritë për çdo bashkëpunim të ri që sjellin.

Azet dhe Dhurata kanë krijuar një kimi artistike që nuk zhgënjen. Dhe kur këtij dueti i shtohet dhe Dardan, “Syt” bëhet një hit i padiskutueshëm.