Dhurata Dora është një nga emrar më të njohur të muzikës pop shqiptare, me një famë që ka përtej kufijve të Shqipërisë. Për vite me radhë, ajo ka sjellë projekte të suksesshme që kanë theksuar jo vetëm zërin e saj të veçantë, por edhe aftësinë për të krijuar hite që pëlqehen nga shumica e dëgjuesve.
Së fundmi Dhurata ka ardhur me një surprizë për të gjithë fansat e saj. Artistja ka publikuar këngën e re që mban titullin “Sheqer”.
Kënga na ka ‘ëmbëlsuar’ të gjithëve dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Energjike dhe provokative, projekti më i fundit i këngëtares po merr vëmendjen e publikut, të cilët u tërhoqën menjëherë drejt ritmeve kaq verore.
Megjithatë, kënga nuk është pozicionuar mjaft mirë në klasifikim, duke zënë vendin e 93-të. Le të shohim se si do të jetë ecuria e “Sheqer” në vijim…