Dhurata Dora dhe Yll Limani janë bërë bashkë për një album, të cilin e kanë sjellë pikërisht për këtë periudhë vere. “Vera me ty” titullohet ‘EP’ që përmban gjithsej pesë këngë, të kompletuara me videoklipe.

“Malli”, “Diskoteka”, “Ku je nis”, “Lokacion” dhe Nal Nal”, janë titujt e këtyre pesë këngëve ritmike, të cilat po ashtu ndodhen në çdo platformë muzikore. Kjo është surpriza e verës për të gjithë fansat e  të dy këngëtarëve.

Këngët e këtij bashkëpunimi, priten padyshim të bëhen hite verore. Para pak javësh, në fakt projekti i përbashkët i dyshes u publikua pjesërisht jo zyrtarisht, por kjo i bëri fansat të dashurohen me të dhe ta presin me padurim.

Nga pesë këngët e albumit, 4 prej tyre janë votuar më së shumti nga fansat për të qenë në “The Top List”; “Malli”, “Lokacion”, “Ku je nis” dhe “Diskoteka”. Përkatësisht, këto dy të fundit ia kanë dalë që të pozicionohen në vend të dytë dhe të pestë të klasifikimit.

Secili projekt u realizua me klip nëpër vende të ndryshme, kryesisht verore dhe plot ngjyra. Këto këngë nuk ka dyshim se do të pëlqehen dhe se do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.