Kjo verë ka qenë e mbushur plot me këngë e mbi të gjitha bashkëpunime mes artistëve më të njohur shqiptarë. Mund të themi pa frikë se kjo mund të quhet vera e bashkëpunimeve.

E një projekti të tillë të përbashkët nuk i shpëtuan dot as Dhurata Dora dhe Elvana Gjata. Dy artistet kanë sjellë së fundmi “Gajde” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë duke u pozicionuar në vend të 4-të të klasifikimit.

“Gajde” është një projekt tek i cili fare mirë mund ta gjejnë veten shumë persona. E aq më tepër këtë sezon, kur këngët e dashurisë miksohen kaq mirë me ritme ‘club’-i. Pra, këshillë nga Dhurata dhe Elvana; nëse doni të harroni dikë, pak alkool dhe kjo këngë në sfond, bëjnë një kryevepër…