Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një e këngëtarët bëhen bashkë. Mund të themi që kjo verë do të jetë vera e bashkëpunimeve, pasi deri më tani shumë artistë kanë publikuar bashkëpunimet e tyre dhe shumë të tjerë kanë lajmëruar se do të lançohen shumë shpejt.
Së fundmi dy nga këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun kanë bashkuar forcat në një super bashkëpunim dhe janë pikërisht Dhurata Dora dhe Elvana Gjata. Dy bukuroshet kanë publikuar së fundmi “Gajde”, e cila duket se po pëlqehet shumë nga ndjekësit, të cilët e kanë votuar për të hyrë në klasifikimin e ”The Top List” këtë javë.
Por, nuk mbaron me kaq pasi pak më parë dy bukuroshet na kanë treguar se “Gajde” ka arritur të renditet në vendin e parë në Shqipëri dhe po ashtu në Zvicër duke u bërë kështu ‘trending’ dhe ndërkombëtarisht.