Donald Veshaj para disa kohësh ka treguar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor. E këtë e ka lajmëruar  duke postuar në Instagram disa foto nga klipi i këngës së re, ku dukej në një varkë në mes të detit, duke pirë cigare duke na lënë përshtypjen se do të jetë një këngë dashurie.

Epo duket se pritjes i erdhi fundi, pasi vetëm pak më parë me anë të një tjetër fotoje nga klipi i këngës i zhytur në brendësi të detit, Donaldi ka treguar se ka gati këngën e re dhe do të publikohet në 1 shtator, që është edhe ditëlindja e tij. Në foto ai shkruan “Hesht!”, që mendohet se mund të jetë edhe titulli i këngës.

https://www.instagram.com/p/ChxbKn4jjqu/?igshid=NmNmNjAwNzg=