Nëse ka ndonjë artist që gjithmonë ka arritur të prekë zemrat e të gjithë dëgjuesve pa përjashtim, ai është Art Abazi. Zëri i tij dhe emocionet që ai tejçon nëpërmjet projekteve që sjell, janë të paevitueshme.

Së fundmi ai ka publikuar ndoshta projektin më të veçantë, por padyshim atë më personalin e jetës së tij. Kënga e tij më e re mban titullin ”M’fal” dhe që këtu mund ta ndjeni mesazhin dhe thirrjen e tij.

Që Arti na ka prekur telat e zemrës me krijimet e tij dhe na ka bërë të përjetojmë emocione që ndoshta nuk e dinim që i kishim, kjo është e sigurtë. Megjithatë, ka diçka ndryshe tek ”M’fal”.

I kontaktuar nga Top Awards për të dhënë disa detaje më shumë rreth kësaj kënge, Arti është shprehur kështu:

A ka detaj më të rëndësishëm se sa fakti që kjo këngë ka ardhur nga unë, në ditët e mia jo shumë të mira… Dhe fakti tjetër është se nga të gjitha këngët që kam, kjo është e para që e konsideroj dedikim për dikë që e pata dashur me të vërtetë…

E ja pra, nëse po kërkonit një këngë për t’ia dedikuar dikujt e t’i thoni ato që nuk mund t’i shprehni dot me fjalë, Arti ju vjen në ndihmë. Pra, siç thotë dhe vetë artisti, kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të thënë ”Më fal” dhe ”Faleminderit”…