Për fatin tonë të mirë, kohët e fundit kemi pasur disa rikthime të disa prej artistëve tanë të preferuar. E këtu padyshim po flasim dhe për Art Abazin.

Artisti është rikthyer tashmë me një tjetër projekt të ndjerë. Kishte kaluar pak kohë që kur Arti na kishte dhuruar një këngë të tijën, por duket se momenti i duhur ishte pikërisht tani.

Edhe këtë herë Art Abazi zgjedh të vijë nën tigujt e lehtë të instrumenteve me një këngë dedikuar dashurisë. Projekti i tij i ri i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” mban titullin “Pa Gjumë”.

Seksi, i talentuar, por dhe shumë romantik… Megjithatë, ajo që vlen për t’u përmendur, është se si Arti nuk zhgënjen kurrë me krijimet e arrira, cilësore dhe gjithmonë unike.

Diçka është e sigurtë, këngët e Artit zënë gjithmonë një vend të veçantë në klasifikimin e “The Top List”, por dhe në zemrat tona padyshim. “Pa gjumë” renditet për këtë javë në vend të 9-të të listës.