Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale.

Ata duket se janë në përgatitje të një videoklipi të ri, nga i cili edhe kanë ndarë disa fotografi të reja. Dyshja shfaqen së bashku në një makinë portokalli teksa janë në krah të njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë puthje dhe përqafime.

Vetëm pak ditë më parë DJ Geek solli këngën e re “Love of mine” me protagoniste partneren e tij, Dafinën. Teksa ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lançojë një mini-album (EP), në projektin e ri mund të dëgjojmë dhe bukuroshen, duke na treguar se ajo është mbështetja e tij më e madhe. “Love of mine” ka hyrë dhe në klasifikimin e javës në “The Top List”, ku momentalisht renditet në vend të 9-të.