Disa kohë më parë Capital T zbuloi se kishte hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë, kësaj here disi larg muzikës, duke provuar kështu kinemanë. Reperi bëri me dije se do të ishte pjesë e një filmi me kast dhe produksion ndërkombëtar, si aktor, ndërsa nuk zbuloi shumë detaje.
Megjithatë tani, premiera e filmit ku Capital T është pjesë është më afër se kurrë dhe ashtu siç reperi zbulon, projekti kinematografik do të shfaqet për herë të parë në kinema nesër, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet një postimi në Instagram, ku thotë se shpreson që debutimi i tij në ekranin e madh t’i pëlqejë publikut, teksa shpreh mirënjohjën e tij për ekipin prodhues.
Krenar t’ju njoftoj se filmi im i parë “Jericho Ridge” e ka premierën nesër në Pri Fest! Shpresoj që do t’ju pëlqejë debutimi im në aktrim. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ekipin, shumë mirënjohës që isha pjesë e kësaj! Gëzuar për këtë dhe për të radhës që do të vijë…
Pra nga ajo që zbuluam, është se “Jericho Ridge” nuk do të jetë filmi i fundit i Kapos. Ndërkohë nga traileri kuptojmë se filmi është xhiruar në malet e Kosovës, ku ekipi i filmit krijoi një qytet të vogël amerikan, vetëm për këtë projekt.