“Time Capsule” ishte paduskutim një ndër sukseset më të mëdha të artistit vitin e kaluar, një recital i cili solli një përmbledhje të projekteve të para deri tek ato të fundit.
Ky vit, i cili ishte planifikuar ndryshe për Capital T, sërish nuk ishte pa surpriza dhe punë, pasi artisti nxorri në treg albumin “Skulpture”, të cilin e publikoi në dy pjesë.
Data 1 Tetor shënoi edhe publikimin e pjesës së dytë të albumit “Skulpturë”, i cili ishte i mbushur me surpriza mjaft të mëdha, ku përfshiheshin 4 këngë “solo” dhe 4 bashkëpunime.
“Braziliane”, “Love Love” x Dardan, “Bisha” x Vig Poppa, “Demons”, “Cosa Nostra” x Pronto Ninero, “Mi Amor” x Mente Fuerte, “Fjalt e Nanës”, “S’kthehna”, janë këngët e pjesës së dytë të albumit të ri të artistit.
Ndërkohë që vështirësitë, për të zgjedhur se cili projekt është më i bukuri, kanë qënë të mëdha, publiku ka zgjedhur bashkëpunimin me Vig Poppën, “Bisha”, si këngën e parë që duhet t’i shtohet klasifikimit të “Top Awards”.
Një ndër këngët më të vecanta të këtij albumi duhet thënë që është “Fjalt e Nanës”, një projekt të cilin vetë artisti e ka shumë për zemër dhe që ia ka kushtuar të shtrenjtës nënë.
Shijoni kryeveprën e re të artistit dhe mos harroni të votoni dhe sugjeroni këngët e tij në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”.