Këngëtari i njohur Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri “Albania” që i dedikohet Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro2024. Artisti ka bërë një interpretim interesant, me klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e Shqipërisë.

Për herë të parë Capital T e këndoi këngën në “South Outdoor Festival” ku ishte i ftuar special. E vetëm pak ditë më parë artisti publikoi dhe videoklipin zyrtar të projektit.

Kënga është xhiruar në “Arenën Kombëtare”, ndërsa shpesh herë shfaqen qytetet, përfshirë momentet më të gëzueshme të lojtarëve. “Albania” do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Sigurisht që projekti është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët me votat e tyre të shumta e kanë pozicionuar në vend të parë të “The Top List”. Nuk ka asnjë dyshim që Kapo me këtë këngë do të sjellin fat për Kombëtaren tonë në këtë sfidë që kanë përpara.