“E jona” është një prej projekteve të Burtint Imerit, të cilin fansat nuk mund ta harrojnë aq lehtë. Prej 41 javësh, kjo këngë votohet rregullisht nga fansat, duke bërë që ajo të jetë një ndër këngët më jetëgjatë në klasifikimin e “The Top List”.

Por kjo javë ka ardhur ndryshe për artistin, i cili është futur në listën zyrtare të “Top Awards” me një tjetër projekt muzikor. Edhe pse është publikuar në muajin dhjetor, “Veç per mu” ka mundur të jetë në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë.

Duket se fansat e Butrintit na kanë risjellë në vëmendje temperaturat e ftohta të dhjetorit, pasi klipi i këngës është xhiruar në një vend të mbuluar me borë.

Me muzikë të Big Bang dhe tekst të Gjikos, “Veç për mu” këtë javë qëndron të vendin e 46-të. Se cili do të jetë pozicioni i saj javën e ardhshme, mbetet për t’u parë mesditën e së dielës, në programin “The Top List”, Top Awards, në ekranin e Top Channel.