Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi, artisti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.

Mos duhet të presim një bashkëpunim mes Butrintit dhe Elvanës? Nëse do të ndodhë ky do të jetë dueti i parë mes artistëve.