Big Basta, Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë “Ti m’ke braktis”, një këngë që ka thyer rekorde tek publiku që në çastet e para të publikimit. Që në javën e parë të hyrjes në “The Top List”, ky projekt arriti që të pozicionohej menjëherë në vend të dytë në listë.

Kjo kënge qëndron në frymëzimin e saj nga një klasik i paharrueshëm i muzikës shqiptare, “Kur gjethet bien në vjeshtë” i Rudolf Stambollës. Ky version i ri e modern ka nxjerrë në pah vlerat e kësaj kënge edhe tek brezat e rinj sot.

Tashmë, pas tre javësh pjesë e klasifikimit, “Ti m’ke braktis” ka marrë kreun e “The Top List”. Bashkëpunimi i tre reperëve është rritur me 11 pozicione nga java e kaluar.

Kjo këngë, e bazuar në tangon e parë shqiptare, pati një impakt mjaft të madh tek publiku, ashtu siç pritej. Të shohim nëse do të arrijnë ta mbajnë kreun edhe javën e ardhshme.