Ashtu siç ishte paralajmëruar para disa kohësh, Besa do të rikrijonte “Zonja & zotërinj”. Të gjithëve na ka shoqëruar kjo këngë prej vitesh dhe nuk ka njeri që nuk ia di fjalët këtij hiti. Por këtë version me Alban Chela është e sigurtë që do ta adhuroni dhe do ta kërceni edhe më shumë se origjinlen. Të ftuar në një intervistë për “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Besa Kokëdhima dhe Alban Chela na kanë folur më shumë lidhur me këtë bashkëpunim dhe projektet që do të vijnë në vazhdim.
Si ndihet Besa që kënga e saj është bërë ‘e pavdekshme’?
Mendoj se disa këngë, koha i ka provuar që për një arsye apo një tjetër, i kanë rezistuar. Kualiteti i të bërit të muzikës njëherë e një kohë ka pasur më shumë origjinalitet. Disa materiale kanë pasur autentictet dhe anë treguar diçka, i kan rezistuar kohës. Nuk dua të tregohem pesimiste, por gjithnjë e më pak ka materiale që janë të veçanta, ose që mbartin një emocion apo autenticitet. Kohët e sotme ekziston mendimi që të bësh diçka të bujshme të momentit, jo që të jellësh një tingull të ri. “Zonja & zotërinj” ka qenë kënga e parë regeatton në shqip, në atë kohë ka qenë risi. Me Albanin e kemi folur para një viti, kur më tha që ai e luan shpesh në koncertet e tij dhe publiku e pëlqente dhe duhet ta risillnim.
Çfarë impakti kishte tek publiku kur Albani e luante këtë këngë?
Është një këngë që kërcehet shumë dhe duhet shumë nga publiku. Sa herë që e luaja, shikoja që njerëzit reagonin super mirë. Një natë po flisja me Besën dhe i thashë që doja t’i bëja një version të ri kësaj kënge, duhet të rikthehemi dhe të bëjmë diçka akoma edhe më të mirë. Krijova një demo dhe ia çova Besës. Dhe e pëlqyem shumë. Ne njihemi edhe më përpara, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që shpresoj të dalin humë shpejt dhe janë shumë të bukura, kaq mund të them deri tani. Bashkëpunimi i ardhshëm akoma nuk ka titull por është një demo shumë e bukur. Nuk ka lidhje me muzikën që dëgjojmë çdo ditë në Shqipëri. Është jashtëmase e bukur dhe presim momentin e duhur për ta publikuar.
Çfarë mund të na tregojë Besa për këngët e saj më të reja, “Si kalama” dhe “Machoman”?
Janë publikuar dy këngë në një projekt. Unë doja që në rikthimin tim në të kënduarit shqip, sepse e kam lënë pak pasdore duke u marrë me projektet e mia këtu, të vija me dy këngë, “Si kalama” dhe “Machoman”. Tek “Machoman” kam bashkpunimin me motrën time, Borën. Bor është dhe stilite dhe ka bërë të gjitha veshjet e mia. Por mendoj që njeriu nuk e ka të thjeshtë të bashkëpunojë me familjen e vet, jemi si macja me miun. Kur xhiron çdo gjë ka mbaruar, por deri në atë moment jo çdo gjë hkon ‘vaj’. (qesh)