Alban Chela dhe Tiri Gjoci kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri. “Killing Me” mban titullin kënga e tyre e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Alban dhe Tiri kanë vendosur që ta sjellin këtë projekt në gjuhën angleze dhe na lini t’ju themi që është një dashuri me dëgjim të parë. Kënga flet për vetminë që e kaplon njeriun e nuk është askush për ta shpëtuar atë.

Ky kombinim i kësaj dysheje na erdhi si surprizë, por ishte fiks projekti që na duhej. Një melankoli vjeshte, vallë kjo?!

Sidoqoftë, dimë të themi që “Killing Me” do të qëndrojë gjatë tek ndër më të preferuarat tona dhe ne mund të gjejmë pak nga vetja në të. Albani dhe Tiri renditen në vend të 79-të.