Alban Chela, djali i hiteve. Këtë herë ai goditi sërish me projektin e tij të radhës.

Së fundmi ai ka sjellë një tjetër remiks të një kënge shumë të pëlqyer. Kënga hit “Bebe” e Era Istrefit vjen në një version tjetër me remiksin e Alban Chela, që nuk duhet humbur.

Hera e fundit kur Albani hyri në ”The Top List” me një ’remake’ ishte ai i ”Zonja dhe zotërinj”, hiti i para 16 viteve i Besa Kokëdhimës. E tani një tjetër i shtohet klasifikimit.

Edhe pse jo kaq e vjetër sa ”Zonja dhe zotërinj”, kënga e përzgjedhur nga artisti padyshim që është mjaft e pëlqyer. ”Bebe” theu rekord kur u publikua duke qenë se shënoi dhe rikthimin e Era Istrefit në muzikë pas një pauze.

Dhe nëse ju ka pëlqyer origjinali i Erës, padyshim që do ta adhuroni po aq, në mos më shumë, këtë remiks të Albanit. Ky projekt renditet në vend të 79-të të klasifikimit.