Ndërkohë që Besa Kokëdhima po përgatitet për projektin e saj më të ri muzikor “Kokeforte”, “123”, bashkëpunimi i saj me Flori Mumajesin vazhdon suksesin edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj që nga publikimi.

E ngjitur me 18 pozicione në “The Top List”, ky projekti muzikor është renditur në vendin e 14-të të klasifikimit prej 50 këngësh. Duket se fansave po iu mungojnë ditët e nxehta të verës, ku përmes votave të tyre, kanë risjellë në qendër të vëmendjes bashkëpunimin e suksesshëm.

Sa i përket projektit të ri të Beses, ende nuk janë zbuluar detaje për datën e saktë të publikimit. Flori është gjithashtu pjesë e “The Top List” edhe me dy projekte të tjera “Beautiful” dhe “Nuk ma la” në bashkëpunim me Ledri Vulën.