Sukses i garantuar për Elgit Dodën, si në ”Big Brother VIP 1” ashtu edhe në ”Big Brother VIP 2”. Edicionin e kaluar ai bashkëpunoi me Donald Veshaj për projektin ”TL”, të cilin ky i fundit shkroi tekstin bazuar në historinë e tij personale.

E këtë edicion, Elgiti ’përveshi mëngët’ për një tjetër hit, ”Me ty” kënduar nga Luiz Ejlli, banori më i komentuar i këtij edicioni të ”Big Brother VIP 2”. Së fundmi, në një intervistë në “E diell” në Top Channel, artisti ka treguar vështirësitë e këtyre dy bashkëpunimeve.

Nuk mund ti krahasojmë se Luizi është këngëtar, Donaldi ka njohuritë e këngës, por ka nevojë më shumë. Ai vetë kur e pyet, thotë “më shumë më ka shtyrë Elgiti, sesa vetë.

Ndalur te kënga e Luizit dedikuar Kiarës, Elgiti foli pak më gjatë duke e cilësuar padiskutim mëse të suksesshëm.

Është bërë në kohë rekord. Regjistrimi ka qenë një siklet në vete, ai ishte me zërin e ngjirur, tekstin nuk e kishte mësuar sepse nuk kishte pasur kohë, se ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Ai ka dhënë maksimumin e tij, pavarëisht se e kishte zërin pak të ngjirur, sepse ka abuzuar pak me cigaren, me alkoolin me ato gjëra, emocioni pastaj. Ai është sjellë realisht si profesionist. Kënga në 24 orë, ka qenë më shumë se 1 milionë shikime.