Emrin e Rzon po e dëgjojmë shpesh në bashkëpunimet më në zë në tregun muzikor. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Capital T për të sjellë hitin e radhës.

Projekti i tyre mban titullin ”Xheloze” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Teksti është shkruar nga vet Capital T gjersa për producimin u kujdes Rzon.

Tashmë e dimë që çdo këngë e Kapos kthehet në një hit të padiskutueshëm. Por ”Xheloze” është e sigurtë që do t’ju bëjë të fiksoheni pas saj.

Një nga ato këngë që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës. Kështu që ngrini zërin në maksimum dhe shijoni udhëtimin tuaj me makinë në ritmet e saj.

Megjithatë, ende nuk kemi të qartë diçka. Kush është ”Xhelozja” e Capital T dhe Rzon?