Dy emra të rinj i bashkohen artistëve të Top Awards këtë javë. Bëhet fjalë për Rzon, producentin që ka sjellë ”Rebele” në bashkëpunim me Ledri Vulën, si dhe Luciano, një emër i njohur ndërkombëtar.

RZON është një producent shqiptar i cili ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si Mozzik, Capital T, Don Xhoni, Majk, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, etj., si dhe me yje ndërkombëtarë si Luciano, Soolking, Kasimir. Rzon ka bërë dhe remiksin e këngës së famshme rap të grupit britanik OTP London View. Artisti gjithashtu ka lançuar dhe EP-në e tij të parë ”Who is Rzon”.

Patrick Großmann apo i njohur me emrin e tij të artit si Luciano, ka lindur më 28 Janar 1994 dhe është një reper gjerman me origjinë nga Mozambiku. Ai publikoi projektet e tij të para në kanalin Locosquad në YouTube. Pak më vonë pasoi mixtape-i i parë 12812. Ai arriti suksesin e tij me “Jagen die Mio”, të cilën e publikoi me mikun e tij Nikky Santoro. Kjo u pasua nga një tjetër mixtape i quajtur “Bandditorinho”. Luciano është anëtar i Locosquad dhe pjesë e dyshes së repit $kelleto dhe Azzi Memo. Kënga e tij e parë është prodhuar nga Skaf Films. Që nga marsi 2019, hiti i tij më i madh solo në Gjermani është kënga “Meer”.