# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Stivi Ushe

Stivi Ushe, ndryshe STIV, ka mbaruar studimet e larta për Financë Banke, por pasioni i tij është muzika. Ai punon në studion e tij me projekte të ndryshme muzikore. Që në moshë të vogël është marrë me muzikë, talent të cilin ia ka zbuluar familja dhe që gjithmonë ka qenë një mbështetje për të. Stiv ka qenë pjesëmarrës në spektaklin e talenteve “Gjeniu i Vogël”.

Në vitin 2011, Stivi Ushe merr pjesë në “Gjeniu i Vogël 4”.  Në vitin 2017, Stivi merr pjesë në “The Voice of Albania 6”.

Në 1 Mars 2020, Stivi Ushe merr pjesë në “Jehó 2020” me këngën “Labirint”. Në Mars 2021, Stivi merr pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këngën “Lakmi” dhe kalon ne finale. Më datë 2 Shtator 2021, Stiv publikon videoklipin “Inat”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga STIV.

NEWS

Stiv do t’ju këpusë telat e zemrës me këngën e re!

Stivi Ushe ka goditur edhe njëherë tjetër në shenjë me projektin e tij të radhës. Kënga e tij më e re mban titullin “Love”. Kjo e fundit është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe “Love” mori...

Një dedikim? Stiv sjell projektin e ri: “Ja kënga që më prek gjithmonë…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë një prej artistëve më të dashur e të talentuar të tregut, Stivi Ushe. Ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Love”, që siç dhe kuptohet i dedikohet dashurisë. Stivi na ka folur më...

Stivi Ushe: “Dua të mbahem mend si ai djali që përcjell emocion…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtari i njohur e shumë i talentuar Stivi Ushe. Ai ka folur më shumë mbi projektin e tij të ri muzikor, “Harruar”, por dhe shumë të pathëna të tjera… Si erdhi “Harruar”? Kjo këngë ka tre vite që është shkruar...

Stivi Ushe vjen me një baladë zemrash në prag Shën Valentini!

Stivi Ushe ka ardhur me projektin e tij më të ri të titulluar “Harruar”. Kjo këngë është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Në fakt, “Harruar” është një projekt që Stivi e ka krijuar tre vite më parë, siç...

Stivi Ushe rrëfehet, nga bashkëpunimi me artistët më të njohur e deri tek projekti i tij i ri!

I ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” ishte këngëtari Stivi Ushe, i cili na foli më shumë rreth eksperiencës së tij në muzikë dhe bashkëpunimeve me Anxhela Peristerin dhe jo vetëm. Ai ka sjellë gjithashtu dhe këngën e tij më të re që mban titullin “Majta”, ku na...

Dy hitet e Anxhela Peristerit dhe Stiv janë për të mos u humbur!

Anxhela Peristeri dhe Stiv janë dyshja që na kanë suprizuar ditët e fundit. Së bashku, ata nuk kanë kryer vetëm një, por dy bashkëpunime, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku. Këtë javë, ata bëhen pjesë e “The Top List” me projektin e parë “N’ëndrra” dhe projektin e dytë...

Anxhela Peristeri dhe Stivi Ushe zbulojnë të pathënat e bashkëpunimit të tyre!

Anxhela Peristeri dhe Stivi Ushe kanë bashkuar forcat së fundmi për të sjellë jo një, por dy projekte të reja. Ata kanë publikuar “N’ëndrra” dhe “Morena” të cilat deri më tani janë pëlqyer shumë nga publiku. Dyshja e artistëve kanë qenë të ftuar në studion e “Live From Tirana” në...

Stivi Ushe zbulon më shumë mbi projektin e tij të fundit!

I ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio ishte artisti Stivi Ushe, i cili na zbuloi më shumë për projektin e tij më të fundit “Çika” dhe jo vetëm. Ndërkohë, ai gjithashtu solli shumë histori gazmore në rubrikat më të reja të “Lancio”, pikërisht ‘top 3’ dhe ‘doli nga alkooli’....

Gjithçka që duhet të dimë rreth "Nëse vij" na e zbulon Stivi Ushe!

Stivi Ushe ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Nëse vij” që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. I ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ai ka zbuluar më shumë për këtë projekt por...

Stiv dhe Estto, baladat e dashurisë për javën e kuqe!

Edhe pse tashmë ka një javë që festën e të dashuruarve e kemi lënë pas, por kjo nuk do të thotë që baladat romantike janë vetëm për ditën e Shën Valentinit. Thënë kjo, dy nga baladat më të bukura romantike vijnë në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë....

“Pa Mu”, një zhgënjim dashurie që vjen në projektin e Stiv Ushes dhe Kristi Karkanaqes!

Stivi Ushe dhe Kristi Karkanaqe pak ditë më parë kanë publikuar klipin e tyre më të ri me titull “Pa Mu”. Projekti vjen me një tekst shumë të ndjerë në harmoni me zërat e bukur të dy artistëve, aq sa ndonjëherë është edhe e vështirë t’i dallosh nga njeri-tjetri. Kënga...

Kristi Karkanaqe bashkon forcat me Stiv, kush është ky i fundit?

Kristi Karkanaqe nuk është një emër i panjohur për “The Top List”. Së fundmi Kristi ka bashkuar forcat me Stiv, një artist i ri i Top Awards, për të sjellë “Pa mu”. Por kush është Stiv? Stivi Ushe, ndryshe STIV, ka mbaruar studimet e larta për Financë Banke, por pasioni...