Stivi Ushe dhe Kristi Karkanaqe pak ditë më parë kanë publikuar klipin e tyre më të ri me titull “Pa Mu”. Projekti vjen me një tekst shumë të ndjerë në harmoni me zërat e bukur të dy artistëve, aq sa ndonjëherë është edhe e vështirë t’i dallosh nga njeri-tjetri. Kënga është klasifikuar edhe në Top Awards pasi është pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Kristi ka qënë edhe më herët në “The Top List” me projektet e tij shumë të ndjera. Ndërsa Stivi Ushe, i njohur si ndryshe STIV, ka mbaruar studimet e larta për Financë Banke, por pasioni i tij është muzika. Ai punon në studion e tij me projekte të ndryshme muzikore. Ai ka qenë pjesë e “The Voice Albania 6” dhe po ashtu në “Jeho” në vitin 2020. Madje së fundmi ai ka publikuar edhe një tjeter projekt muzikor me titull “Nëse vij”. Dyshja ka qenë në studion e “Wake Up” për të na folur më shumë mbi këtë bashkëpunim të tyre.

“Pa Mu” duket si një këngë që me siguri një nga ju të dy ia ka dedikuar dikujt, si një lloj zhgënjimi dashurie?

Stiv: Unë jam fajtori e kam bërë unë. Jo domsodoshmërisht është dedikim. Nuk është personale, por është thjesht ideja si është të jesh ‘pa mu’.

Çfarë ju lidhi së bashku?

Kristi: Ne na kishte lidhur një projekt tjetër i joni, “Arsye”. Pas kësaj i shkruajta sërish Stivit dhe lindi ky projekt.

Stiv: Ne njihemi edhe familjarisht me Kristin. Jemi miq. Kështu lindi edhe natyralisht kjo këngë.

Si kanë qenë reagimet lidhur me këtë projekt tuajin?

Stiv: Kjo ishte iniciativa e Kristit. Ka shumë kohë që e kemi pasur, por Kristi ishte iniciatori. Deri tani ka pasur shumë reagime të mira.

Edhe pse klipi ka vetëm pak ditë që ka dalë, ju jeni pozicionuar në vendin e 24-t mes shumë emrave të rëndësishëm në 100 këngët më të dëgjuara shqiptare. E prisnit këtë impakt të menjëhershëm?

Stiv: Ka patur nevojë për një këngë të tillë. Mes gjithë këtij lloj ‘agresiviteti’, kjo ishte më e butë. Unë nuk kam asgjë kundër komercializmit, por në një treg agresiv me të tillë artistë të njohur, kënga gjeti pak a shumë ujrat e vet.

Kristi kënga jote e fundit solo është “Arsye. Ishte e vështirë të bindje gruan që të ishte pjesë e klipit?

E vështirë ishte sepse ajo nuk i përket kësaj bote. Na ndodhi dhe një incident, ajo humbi 2 thonj. Mendova se nuk do e bënim klipin, sepse kisha sikletin e saj. Por ajo ia doli dhe ishte gjëja më e mirë që zgjodha atë.

Po ashtu edhe Stiv është pëlqyer me këngën e tij “Inat”, duket se në tekstet e tua zhgënjimi, vuajtja, inati janë shumë të pranishme apo jo?

Kisha shumë inat në atë kohë (qesh). Inati është thjesht një këngë që erdhi asaj kohe. Ne shqiptarët e kemi pak që na pëlqejnë emocionet e forta. Kjo ishte thjesht që të kesh inat ndaj gjërave që bëjnë të tjerët.

Çfarë keni më pas në plan lidhur me projekte të reja?

Stiv: Nuk kam as 12 orë që kam nxjerr një projekt personal. Kënga quhet “Nëse vij”, është një projekt shumë i bukur dhe kam punuar shumë fort. 

Në vetëm pak ditë, kënga klasifikohet në vendin e 24-t në Top Awards.