I ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio ishte artisti Stivi Ushe, i cili na zbuloi më shumë për projektin e tij më të fundit “Çika” dhe jo vetëm. Ndërkohë, ai gjithashtu solli shumë histori gazmore në rubrikat më të reja të “Lancio”, pikërisht ‘top 3’ dhe ‘doli nga alkooli’. E sigurisht që tema kryesore intervistës ishte pikërisht “Çika”, projekti më i ri i Stivit!

Është videoklipi i tretë dhe kënga e pestë e publikuar. Erdhi shumë papritur, erdhi si nevojë e një materiali që duhej nxjerrë në periudhën e verës. Doja të publikoja diçka ritmike.

Nuk jemi mësuar ta shohim Stivin në këtë zhaner, por duket se këngëtari e ka gjetur veten mjaft mirë në të, edhe pse një këngë ritmike.

Besoj se më rri mirë. Zërat thonë që ishte projekt i bukur. U përshtata dhe unë që konsiderohem si këngëtar i këngëve të qeta, i baladave. Unë mund t’i bëj të gjitha, jo vetëm një zhaner.