Anxhela Peristeri dhe Stiv janë dyshja që na kanë suprizuar ditët e fundit. Së bashku, ata nuk kanë kryer vetëm një, por dy bashkëpunime, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

Këtë javë, ata bëhen pjesë e “The Top List” me projektin e parë “N’ëndrra” dhe projektin e dytë “Morena”. Duhet thënë se dyshja e artistëve ishte kombinimi që nuk e prisnim aspak, por që të gjithë publikut i ka pëlqyer shumë.

“N’ëndrra” vjen si remake i këngës origjinale të Stivi Ushes që e ka kënduar më parë solo. Por zëri i Anxhela Peristerit i ka dhënë një frymë tjetër edhe më të ëmbël.

Nga ana tjetër, “Morena” është kënga tipike që të bën të të marrë malli për verën. Me ritme të ngrohta dhe shumë pozitive, kjo këngë të sjell ndër mend flirtet dhe aventurat e nxehta të stinës së verës.

Një baladë dhe një këngë ritmike, e çfarë mund të kërkojmë më tepër? “Morena” pozicionohet këtë javë në vend të 7-të të “The Top List” ndërsa “N’ëndrra” renditet në vend të 75-të.