Kristi Karkanaqe nuk është një emër i panjohur për “The Top List”. Së fundmi Kristi ka bashkuar forcat me Stiv, një artist i ri i Top Awards, për të sjellë “Pa mu”. Por kush është Stiv?

Stivi Ushe, ndryshe STIV, ka mbaruar studimet e larta për Financë Banke, por pasioni i tij është muzika. Ai punon në studion e tij me projekte të ndryshme muzikore. Që në moshë të vogël është marrë me muzikë, talent të cilin ia ka zbuluar familja dhe që gjithmonë ka qenë një mbështetje për të. Stiv ka qenë pjesëmarrës në spektaklin e talenteve “Gjeniu i Vogël”.

Në vitin 2011, Stivi Ushe merr pjesë në “Gjeniu i Vogël 4”.  Në vitin 2017, Stivi merr pjesë në “The Voice of Albania 6”.

Në 1 Mars 2020, Stivi Ushe merr pjesë në “Jehó 2020” me këngën “Labirint”. Në Mars 2021, Stivi merr pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këngën “Lakmi” dhe kalon ne finale. Më datë 2 Shtator 2021, Stiv publikon videoklipin “Inat”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga STIV.