# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Julio Imeri

Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor lindur më 3 Mars të vitit 1992 në qytetin e Gjirokastrës. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri.

Karriera e tij si këngëtar dhe kantautor nisi në vitin 2018 me publikimin e këngës së tij të parë “Arsye” në kanalin e tij në Youtube ku akoma publikon muzikën e tij. Julio shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e publikut me një cover të këngës “Ika Larg” nga Eneda Tarifa, me këngët e tij dhe ajo që e mirëpriti në Top Awards, ishte versioni i tij i këngës “Fati Ynë Shpresë dhe Marrëzi” nga Aurela Gaçe.

NEWS

Rrokadë në Top 5 këtë javë…

Një rrokadë në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Kreu i javës shkon për Gjestin me “Princesh”. Kjo këngë është prej 18 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur...

Julio Imeri do ju këpusë zemrën me “Bosh”!

Rikthehet në “The Top List” pas një periudhe mungese Julio Imeri. Artisti ka publikuar së fundmi projektin “Bosh”, që e sjell atë këtë javë në klasifikim. Julio e kishte paralajmëruar prej pak kohësh këtë këngë të re dhe momenti më në fund erdhi. “Bosh” është një reflektim i qetë por...

Skerdi dhe Julio Imeri, artistët me dy këngët më romantike të javës!

Kjo javë përveç se solli shumë projekte në klasifikim, fati e donte që të ishin dhe të zhanreve të ndryshëm. Ritmike, Rap, Hip-Hop, si dhe këngë romantike… E pikërisht tek këto të fundit do të dëshironim që të ndaleshim pak. Këtë javë si hyrje e re në listë kemi pasur...

Kënga e bazuar në historinë e tij të bukur të dashurisë, Julio Imeri flet për projektin "Ne të dy"…

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtari Julio Imeri, i cili jeton momentalisht në Greqi, ku edhe po ndërton hap pas hapi karrierën e tij në industrinë muzikore. Ai ka publikuar albumin e tij dhe pikërisht një nga këngët, “Ne të dy”, ka hyrë...

2023 merr me vete disa nga këngët më të bukura të tij! 

Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re. E në fakt...

Julio Imeri paralajmëron projektin e tij të parë të madh në shqip!

I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin Lancio ka qenë këngëtari Julio Imeri, i cili ndodhet fizikisht në Greqi, ku edhe po ndërton hap pas hapi karrierën e tij në industrinë muzikore të atij shteti. Projekti i tij i fundit, që është gjithashtu pjesë e “The Top List” falë votave të...

Julio Imeri nga coverat tek muzika e tij origjinale, ilaç për veshët!

Suksesi i Julio Imerit është i shpërndarë përtej kufinjve shqiptarë, por emri tij ka arritur “të godasë” Shqipërinë. Jo vetëm për suksesin e tij, por edhe për faktin që Greqia po i jep një mbështetje dhe një vëmendje shumë të madhe. Pas disa coverave të artistëve më të njohur, Julio...

Julio Imeri tregon për karrierën e tij dhe suksesin në Greqi! 

I ftuar me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Lancio” ka qenë artisti Julio Imeri. Suksesi i tij është i shpërndarë përtej kufinjve shqiptarë, por emri tij ka arritur “të godasë” Shqipërinë, jo vetëm për suksesin e tij, por edhe për faktin që Greqia po i jep një mbështetje...

Julio Imeri pas coverit vjen në Top 100 me këngën e tij!

“Fati ynë shpresë e marrëzi” që erdhi në një version shumë të veҫantë dhe emocional e kënduar nga artisti Julio Imeri, bëri që artisti të njihej edhe më gjerësisht duke hyrë kështu në listën e Top Awards. Ai jeton prej disa vitesh në Greqi ku merret me muzikë, pasion të...

Julio Imeri, këngëtari që sjell këngët e njohura në stilin e tij duke i rikthyer ndryshe në vëmendjen e publikut!

“Fati ynë shpresë e marrëzi” sapo erdhi në një version shumë të veҫantë dhe emocional e kënduar nga artisti Xhuljo Imeri. Ai jeton prej disa vitesh në Greqi ku merret me muzikë, pasion të cilin e ka zbuluar që në moshën 14 vjeҫ. Zakonisht e njohin me emrin Julio dhe...

Njihuni me Julio Imerin!

Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor lindur më 3 Mars të vitit 1992 në qytetin e Gjirokastrës. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri....

Julio Imeri zbulon se si lindi ‘coveri’ i këngës së Aurela Gaçes, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”!

Julio Imeri, këngëtar, muzikant dhe kompozitor prej 20 vitesh tashmë, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike për “Live From Tirana” në Top Albania Radio nga Greqia, aty ku ai jeton prej disa kohësh. Julio ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri, një cover nga kënga e...