Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor lindur më 3 Mars të vitit 1992 në qytetin e Gjirokastrës. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri.

Karriera e tij si këngëtar dhe kantautor nisi në vitin 2018 me publikimin e këngës së tij të parë “Arsye” në kanalin e tij në Youtube ku akoma publikon muzikën e tij. Julio shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e publikut me një cover të këngës “Ika Larg” nga Eneda Tarifa, me këngët e tij dhe së fundmi ai publikoi versionin e tij të këngës “Fati Ynë Shpresë dhe Marrëzi” nga Aurela Gaçe.