# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ghetto Geasy

Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Ghetto Geasy, lindi me 3 korrik 1982 në Prishtinë dhe është themeluesi i grupit Tingulli 3. Projektin e tij të parë muzikor e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Anita Vukpalaj, titulluar “Rap adhuroj”. Po në të njëjtin vit, Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin dhe si pasojë grupi mori emrin e tre tingujve “Tingulli 3”. Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër, pas dy këngëve të realizuara, ky bashkëpunim ndërpritet. Pas kësaj në grupin “TINGULLI 3” hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982. Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin “Tingulli 3”.

Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan. Kjo ide edhe u realizua dhe u formua klani i quajtur “Kosova Out Laëz Clan”. Me formimin e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë në klanin në fjalë. Pas një pune të mundimshme, të madhe, në kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin klanin në fjalë.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve K.OL.C-së u shpërbë dhe secili grup për realizimin e albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale. Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë dhanë maksimumin për të qenë ata që janë sot. Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i titulluar “Prishtina Fuckin City” ku bënin pjesë këngë të reja por edhe disa të vjetra. Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt. Në vitin 2005 u bë edhe bashkëpunim me 2po2 me këngën ” Prishtinali “.Pastaj edhe u realizua albumi “I 3NT”.I bën disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Malaj,Skillz,Lyrical Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1,Tunen dhe së fundi me Ermal Fejzullahun.Albumi i fundit dhe më i suksesshmi ishte “Pika për Vesh” që u realizua në vitin 2008. Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto Gold) dhe Agon Sylejmani (Big Xig).

NEWS

Rikthehet ‘Baba’!

Artisti i njohur Ghetto Geasy, rikthehet më i fuqishëm dhe më me bujë se kurrë. Geasy vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tij më të ri muzikor.  “Baba” e sjell atë me një frymë të veçantë e plot ritëm. Ky projekt është kënga e...

Kreu mbetet i njëjtë, por plot surpriza në Top 10!

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

Vera po vjen në fund, ja hitet që e shënuan atë!

”Iku vapa me gushtin”, do thoshin të parët tanë. E në fakt, tani që gushti po mbyllet, po mbaron dhe vera. Ky sezon na ka njohur me disa hite mjaft të suksesshme, por disa prej tyre janë votuar më shumti nga ju për të qenë në vend të parë të...

“Du Du” dhe “Ta Ta Ta” duken si belbëzime fëmijësh por janë tituj këngesh - ja disa projekte me tituj jo të zakontë…

Dy nga hyrjet e reja të kësaj jave kanë qenë dhe “Du Du” dhe “Ta Ta Ta”. Përkatësisht projektet e Soni Malaj me Klemetin dhe Ronela Hajati. Tituj disi të pazakontë apo jo?! Këto këngë duken sikur të mbeten menjëherë në mendje duke qenë shumë ‘catchy’. Megjithatë, kjo nuk është...

Kreu vazhdon njësoj për të tretën javë radhazi, por ka ndryshime në Top 5!

Jo shumë ndryshime këtë javë të re në klasifikimin e “The Top List”. Kreu edhe këtë herë ka mbetur i njëjtë, por le të shohim se çfarë ka ndodhur në renditjen e Top 5. Vendi i parë shkon sërish për Ledri Vulën dhe Elvana Gjata me “No Love”, për të...

Kreu nuk ndryshon por Top 5 vjen me rihyrje të mëdha!

Në krahasim me javët që kemi lënë pas, kjo javë nuk solli shumë projekte të reja në listë. Por thënë kjo, vëmendja shkon tek renditja në Top 5. Për të dytën javë radhazi, Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli janë në krye të klasifikimit të “The Top List” me bashkëpunimin e...

A është “Ding Ding” kënga ’torturuese’ e verës apo vera s’ka filluar akoma?!

Vetëm pak javë më parë Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli sollën bashkëpunimin e tyre të shumëpritur. “Ding Ding” ishte projekti i parë mes tyre që u përqafua menjëherë nga publiku. Ritmet, teksti dhe videoklipi i këngës, janë bërë bashkë në një kombinim perfekt, që e bëjnë këtë një projekt tipik...

Ja disa nga memet më të bukura të "Ding Ding"!

Kjo javë e klasifikimit të “The Top List” ka ardhur mjaft fuqishëm, ku në hyrjet e reja mbizotërojnë bashkëpunimet midis artistëve më të njohur. E një ndër to, është dhe “Ding Ding”, projekti mes ish-fituesit të BBV2 dhe këngëtarit Luiz Ejlli, së bashku me reperin Ghetto Geasy. “Ding Ding” mezi...

Kënga që do të ‘torturojë’ verën është ajo e Geasy-t dhe Luiz Ejllit!

Ashtu siç dhe e kishin paralajmëruar prej kohësh, Ghetto Geasy ka bashkuar forcat me Luiz Ejllin për të sjell një projekt të ri muzikor. “Ding Ding”, quhet kënga më e re e dyshes e cila është publikuar vetëm pak ditë më parë. Projekti është përqafuar nga fansat e dyshes që...

Geasy dhe Ledri lënë mënjanë sherret e dikurshme dhe publikojnë këngën e shumëpërfolur!

Pas 12 vitesh erdhi bashkëpunimi i projektit të shumëpritur nga Ledri Vula dhe Ghetto Geasy. Ashtu siç edhe kishin lajmëruar prej pak kohësh tanimë, dy ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, bashkuan forcat për të na sjellë një hit të ri. “Thuj” titullohet kënga e cila shoqërohet edhe me videoklip....

Pas 12 vitesh, Ledri dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor!

Ghetto Geasy dhe Ledri Vula disa muaj më parë performuan së bashku pas 12 vitesh. Dyshja, të cilët nuk pasur komunikim me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, u ribashkuan në një klub nate. Dhe tani, ata kanë bërë të ditur se pas një kohe të gjatë kanë bashkuar forcat edhe për...

Geasy si Luizi, të dy vijnë me këngë për vajzat e tyre!

Ghetto Geasy shquhet për projektet e tij mjaft energjike, por këtë radhë shohim një anë mjaft të ndjeshme të tij. Si dhurata më e bukur për të, erdhi një projekt muzikor nga reperi i cili ia dedikoi vajzës. Përmes vargjeve, ai e shprehu dashurinë e madhe për të dhe se...

Bashkëpunimi i parë i Luiz Ejllit me një reper, së shpejti një projekt me Ghetto Geasy!

Pas fitores së “Big Brother VIP” Luiz Ejlli duket se i është përkushtuar totalisht karrierës muzikore, sigurisht përvec asaj në kinematografi. Atë e kemi parë të publikojë projekte të reja dhe të angazhuar me koncerte, jo vetëm në Shqipëri.  E duket se këngëtari ka gati bashkëpunimin e radhës, me një prej...

Epo këtu i erdhi fundi durimit pra! Nuk do e besoni këngën e re të Inva Mulës, Ghetto Geasy dhe Mc Kresha!

Një nga bashkëpunimet e kësaj jave që ka hyrë në klasifikimin e ”The Top List”, ishte dhe ai mes Ghetto Geasy, Inva Mulës dhe Mc Kresha. Projekti i tyre mban titullin ”Jem njo” dhe na ka surprizuar jo pak. Në këtë këngë, Geasy ka përshkruar rrugëtimin e këtij projekti i...

Treshja e mëkateve, Geasy, Majk dhe Xhensila shumë pranë "Top 20" për këtë javë!

“Mëkati jem”, kështu quhet projekti më i ri që solli në bashkëpunim Geasy, Majk dhe Xhensilën. Një bashkëpunim ky i shumëpritur, por njëkohësisht edhe shumë surprizues. Nëse do të na kishin pyetur më parë, nuk do të na e kishte marrë mendja se treshja e artistëve do të arrinin të...

Kujt ja priste mendja që Getoari shkon me Stinen!

Ghetto Geasy ka ardhur kësaj here në një bashkëpunim me Stinen, gjë e cila erdhi si surprizë për shumë nga publiku. Nisur kjo nga natyrat shumë të ndryshme të dy artistëve të njohur. Megjithatë, duke mos e pritur fare këtë projekt që do sillte dyshja e njohur, fansat nuk janë...

A do jete "Para Para" - "Kcejna mbi tavolina 2"?

Ghetto Geasy, Majk Veli dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar fuqitë për një projekt muzukor, i cili pritet të jetë një ndër këngët që do na fiksojë këtë verë. “Para Para” mban titullin kënga e treshes së talentuar dhe mjaft të famshme, një këngë që sigurisht është pritur mjaft mirë nga...

Ghetto Geasy dhe Majk “zhyten” thellë në klasifikim

Publiku shqiptar nuk ndihet aspak i lodhur me bashkëpunimet e dyshes së suksesshme, Ghetto Geasy dhe Majk, dhe është pikërisht kjo arsyeja se pse reperët kanë bashkuar sërish fuqitë për projektin radhës. Që në momentet e para të publikimit, kjo këngë tërhoqi vëmendje. Përvec faktit se u pëlqye për muzikën...

"Going Up", ja kush është ngjitur më shumë këtë javë

Votat e publikut kanë bërë që kjo javë të mos jetë edhe aq e qetë sa i përket pozicionimit të këngëve në listë. Janë rreth 10 këngë në klasifikim që janë futur në grupin e këngëve që janë ngjitur me më shumë pozicione në “The Top List”. Projekti muzikor që...

"Going Up", kush janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë?

Pavarësisht se është konsideruar si një javë e qetë, në të cilën nuk kanë ndodhur ndryshime të mëdha në renditje, ka nga ato këngë që kanë arritur të ngjiten me më shumë se 10 pozicione. Po kush janë këngët që janë votuar më shumë këtë javë? “Krejt t’i fala”, bashkëpunimi...