Pas fitores së “Big Brother VIP” Luiz Ejlli duket se i është përkushtuar totalisht karrierës muzikore, sigurisht përvec asaj në kinematografi. Atë e kemi parë të publikojë projekte të reja dhe të angazhuar me koncerte, jo vetëm në Shqipëri. 

E duket se këngëtari ka gati bashkëpunimin e radhës, me një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Po flasim për Getoar Selimin apo siç njihet me emrin e artit Ghetto Geasy, për të cilin Luizi është shprehur se “e ka adhuruar gjithë jetën” dhe që jo vetëm ja ka kënduar këngët gjatë qëndrimin në shtëpinë e “BBVIP”, po vazhdon i performon edhe në eventet e tanishme ku merr pjesë. Në një prej koncerteve të fundit, Luizi konfirmoi:

Bashkëpunimi im i parë do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën, me Getoarin. Keni për tu kënaqur, kam dalë pak si i fortë.

Ky do të jetë bashkëpinimi i parë i Luizit me një prej reperëve më të njohur në vend, ndërsa në të kaluarën ka pasur plane që të bëjë këngë edhe me Noizy-n.