Një nga bashkëpunimet e kësaj jave që ka hyrë në klasifikimin e ”The Top List”, ishte dhe ai mes Ghetto Geasy, Inva Mulës dhe Mc Kresha. Projekti i tyre mban titullin ”Jem njo” dhe na ka surprizuar jo pak.

Në këtë këngë, Geasy ka përshkruar rrugëtimin e këtij projekti i cili ka nisur prej dy vitesh. Për tekstin dhe muzikën janë kujdesur të dy reperët.

Por ajo që na ka habitur më shumë ishte prania e Inva Mulës. E kujt mund t’ia kishte marrë mendja se dy reperë dhe një soprano mund të vinin me një këngë së bashku?!

Më herët Ghetto Geasy ka përmendur sërish pajtimin me Mc Kreshën, si dhe dëshirën e fortë që Inva Mula të ishte pjesë e projektit. Padyshim një prej bashkëpunimeve më të vecantë të muzikës shqiptare, “Jem Njo” është një përfaqësim jo vetëm i lidhjes Shqipëri-Kosovë në këtë projekt, por edhe i rrymave muzikore, repit dhe operas, që si asnjëherë më parë bëhen bashkë.

Refreni i këngës është i gjithi i Invës dhe zërit të saj që të emocionon. Ajo që e bën akoma më speciale këtë këngë, është edhe fakti që kjo është hera e parë që Getoari dhe Mc Kresha bëjnë këngë bashkë dhe vjen pas pajtimit mes tyre.