# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Evi Reçi

Evi ka lindur më 30 prill 1990 në Durrës, Shqipëri, dhe u rrit në Athinë, Greqi. Ajo zhvilloi një dashuri për muzikën në vitet e para të fëmijërisë, kur ajo u ekspozua nga nëna e saj, e cila është një interpretuese profesionale dhe instruktore e violonçelës.

Evi ka studiuar piano klasike dhe këndime lirike. Ndërsa në Greqi, ajo mori pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore, kryesisht si këngëtare soliste, pianiste dhe si pjesë e një kori. Ajo gjithashtu u diplomua për “Modeling” dhe ka bërë disa paraqitje si një modele profesioniste.

Më vonë Evi, u zhvendos në Firence, Itali, ku ka përfunduar studimet në Universitetin e Firences për Komunikim, Media dhe Gazetari.

Evi ka qënë pjesë e “Radio Fleur” si prezantuese me programin e saj “World and Retro Music.”

Pavarësisht se ka jetuar në Itali, Evi ka qënë mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar, duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme, në të cilat është vlerësuar edhe me çmime.

NEWS

Evi Reçi i rikthehet muzikës në pushimet nga prezantimi!

Evi Reçi ka publikuar këngën e saj më të re me një titull shumë interesant, “Mangava Tut”, pas shumë kohësh pauze nga prezantimi. Por pse ajo ka zgjedhur këtë titull për projektin e saj dhe çfarë kuptimi ka në të vërtetë “Mangava Tut”? Sipas këngëtares, kjo fjalë vjen nga gjuha...

Evi Reçi mes televizionit dhe muzikës

Ajo është tepër e anagazhuar në moderimin e programit të saj “Vizioni i Pasdites” por pavarësist kësaj, Evi Reçi vazhdon të ejtë aktive në muzikë, duke mos e lënë aspak pas dore. “Kur një gjë e du” është prurja më e re muzikore e Evit, e cila është publikuar thuajse...

Evi Reçi romantike, tashmë vjen ritmike me "Si Margjelo"

Ajo konsidorehet si një nga vajzat më të ëmbla dhe romantike të muzikës shqiptare por Evi Reçi ka vendosur që në projektin e radhës të vijë ritmike por njëkohëshisht edhe romantike. “Si Margjelo” titullohet prurja më e re e artsistes, e cila është një “remake” i këngës së vjetër “Margjelo”....