Evi Reçi ka publikuar këngën e saj më të re me një titull shumë interesant, “Mangava Tut”, pas shumë kohësh pauze nga prezantimi. Por pse ajo ka zgjedhur këtë titull për projektin e saj dhe çfarë kuptimi ka në të vërtetë “Mangava Tut”? Sipas këngëtares, kjo fjalë vjen nga gjuha rome dhe do të thotë ‘të dua shumë’.

Evi ka treguar se si i lindi ideja për gërshetimin e gjuhës rome me atë shqipe për të sjellë ritme kaq verore tek publiku. Që në momentin e parë që e dëgjoi, ajo e dinte se kjo ishte kënga e duhur për të që i përshtatej ky ndryshim, por njëkohësisht edhe pa dalë shumë nga vetja. Ky projekt ka diçka të re, por ka edhe nga Evi, siç thotë dhe vetë këngëtarja.

Rryma etno, është një rrymë që duket se këngëtarja do të zgjedhë që ta përdorë edhe në artdhmen sepse ka shumë për të dhënë dhe tregon dhe ritmin veror. Edhe klipi që Evi ka zgjedhur është shumë interesant. Videoklipi është xhiruar tek Rana e Hedhur në Shëngjin dhe Evi ka nxjerrë shumë pak fytyrën e saj në të dhe është filmuar shumë herët në mëngjes.

Pritshmëritë e Evit për këtë këngë janë të thjeshta. Ajo dëshiron që njerëzit të kalojnë verën me këtë këngë, të kërcehet sa më shumë dhe publiku të shohi një Evi më ndryshe nga çfarë janë mësuar të shohin. Momentalisht “Mangava Tut” renditet në vend të 100-të të klasifikimit në “The Top List”.