Me një stil unik, energji të jashtëzakonshme dhe talent të dalluar, DJ Gimbo është emri që ka shndërruar çdo set të tij, në një eksperiencë të paharrueshme për audiencën, për çka edhe është kthyer në emrin që me plot meritë ka fituar vendin në mesin e DJ-ve më të kërkuar. Gëzim Blakaj, është emri i atij që në skenë e njohim si DJ Gimbo. Gimbo ka punuar si DJ që kur ishte vetëm 13 vjeç, duke ndërtuar gradualisht reputacionin e tij në skenat muzikore. Ai njihet gjerësisht si DJ zyrtar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i këngëtarit të njohur Gjesti. Të dy kanë punuar ngushtë së bashku në projekte dhe shfaqje të shumta muzikore në të gjithë vendin dhe jashtë tij. I njohur për miksimin e tij dinamik dhe energjinë e lartë, ai është përshkruar në media si sinonim i suksesit dhe talentit në fushën e tij.
Dj Gimbo
NEWS
Të ftuar në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në...
“Big Brother VIP” në krye të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Disa prej artistëve më të njohur që kanë qenë pjesë e spektaklit më të famshëm, kanë mbizotëruar në renditjen e Top 5. Kreu i javës ka shkuar për një nga këngët më rë reja, “DJ Remix”...
Një nga këngët më të komentuara dhe të pritura të momentit është tashmë pjesë e listës. DJ Gimbo ka sjellë remixin e këngës ikonike “DJ” të Rezarta Shkurtës, një prej hiteve më të njohura të para 20 viteve. Ky version i ri vjen totalisht i rimenduar me ritme moderne dhe...
Jo shumë ndryshime sa i përket renditjes së këngëve në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Në ndryshim nga javët e kaluara ku kishim një numër të madh hyrjesh të reja, këtë herë kemi vetëm katër projekte që hyjnë në listë. Në Top 5 ndryshimet janë të pakëta...
Artistë të vjetër e të rinj, kjo javë solli në klasifikimin e “The Top List” disa emra për herë të parë. Ja se për cilët bëhet fjalë… Kastriot Tusha lindi në Elbasan, më 14 prill 1963. Shkollën e mesme artistike e kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1988 diplomohet...
Gjesti ka publikuar mini-albumin e tij më të ri në bashkëpunim me DJ Gimbo, pikërisht në ditën kur artisti festoi edhe ditëlindjen e tij të 26-të. Projekti i ri muzikor mban titullin Sound i Ri apo ndryshe SiR. Ky mini-album ishte pritur me shumë interes nga fansat e këngëtarit, i...