Blero është këngëtar, autor këngësh dhe producent shumë i njohur. Emri i vërtetë është Blerim Muharremi. Blero e përshkruan veten si njeri të thjeshtë dhe mjaft romantik. Së pari u bë i njohur nga dueti me Memli Krasniqin në këngën “Kthehu”. Blero thotë se nuk ka menduar kurrë se do të arrijë kaq sukses të madh dhe “celës” për këtë e konsideron punën më njerëzit e duhur.
“Memli Krasniqi është shtylla e suksesit tim në Kosovë, është i vetmi që e pyes për gjithçka, është profesionalist i vërtetë” thotë Blero, adhurues i këngëtarëve R. Kelly dhe Stevie ëonder. Muzikën e tij mund ta përkufizojmë si një miks muzikës R&B dhe Pop.