Blero rikthehet sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe goxha të gjatë mungese. Këtë herë ai ka sjellë një tjetër bashkëpunim me një artiste të re, Arbanna.

“Amore” titullohet projekti i tyre i përbashkët që solli sërish Bleron në klasifikim dhe që futi për herë të parë Arbannën në listën e Top Awards. Ky projekt vjen pas një tjetër bashkëpunimi për Bleron.

Ka kaluar thuajse 1 vit që pasi artisti publikoi “Telenovela” së bashku me Albos. E në ndryshim nga ky i fundit, projekti i ri ka një natyrë më ndryshe.

“Amore” sjell mjaft freski me stilin e saj. Kënga e dyshes vjen e kombinuar me videoklipin e realizuar me ndjesi verore në bregdet, nga ato këngët tipike për stinën e verës. “Amore” i ka pozicionuar ata në vend të 100-të për këtë javë.