David Dreshaj dhe Blero kanë publikuar projektin e ri muzikor, me titull “Ta Dija”, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip. David shquhet për bashkëpunime të suksesshme me artistë të ndryshëm dhe pritet që edhe ky me Bleron të jetë po ashtu.

“Ta dija” ka marrë shumë reagime pozitive dhe nëpërmjet votave të publikut, kënga ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Madje jo vetëm kaq, por dyshja edhe pse një hyrje e re e javës, janë pozicionuar menjëherë në Top 5.

David Dreshaj ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja, si solo, ashtu dhe në bashkëpunim. Tek kjo e fundit mund të përmendim “Diabla” me Young Zerka, që po ashtu arriti të korrte sukses të padiskutueshëm.

Nga ana tjetër, ky është projekti i parë i Bleros që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, “Big Brother VIP”. Ai mori vëmendje të madhe gjatë kohës kur ishte brenda për shkak të lojës dhe mënyrës se si u shfaq.

Tashmë Blero i është rikthyer tërësisht muzikës dhe ne jemi gjithë sy e veshë për projektet e tij të radhës. Sigurisht sa i përket Davidit, na pëlqen që shpesh e shohim duke eksperimentuar në disa zhanre, si ritmike ashtu dhe balada.