Blero ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Albos, të titulluar “Telenovela”. Albos është një emër i ri në klasifikimin e “The Top List”. Por kush është ky artist?

Emri i vërtetë i Albos është Alban Markaj. Ai e ka nisur karrierën e tij si producent në vitin 2009, ndërsa debutimin e parë si këngëtar e bëri në vitin 2014 në festivalin “Çelësi Muzikor 8”, ku fitoi çmimin “Best Ballade”. Edhe pse pas këtij suksesi Albos ka publikuar dhe këngë të tjera, ai u fokusua më shumë në rolin e producentit.

Blero dhe Albos vendosën që të vijnë së bashku në një bashkëpunim, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Dyshja kanë punuar së bashku që nga viti 2019. Madje Albos është dhe producenti i Bleros, si dhe shumë talenteve të tjera që ai ka nën menaxhim.

Momentalisht kënga e tyre “Telenovela” renditet në vendin e 100-të të klasifikimit në “The Top List”.