Familja e tij është me origjinë nga Tirana, ku ai aktualisht jeton. Anxhelo ka një skuadër që qëndron pas punës së tij dhe punon në studion e tij në Tiranë e quajtur “HeadlineRecords”.
Talenti i Anxhelos nuk është vetëm këndimi pasi ai është dhe një kompozitor shumë i zoti. Ai ka kompozuar këngë edhe për artistë të njohur dhe gjithashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku është vlerësuar me disa çmime si “Best hip-hop & RnB”, “Artisti më i mirë në internet” dhe “Performanca më e mirë”.
Anxhelo numëron disa bashkëpunime në karrierën e tij si: “Me Fal 2” ft Stresi, “Sa Her E Don” ft Stressi & Flor Bana, “Be Mine”, “Si Melodi” ft Big Basta etj.