Anxhelo Koçi është shndërruar në një këngëtar tepër të dashur të publikut shqiptar por nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që Anxhelo ka qënë një nga konkurrentët e “Top Fest 12”.

“Të dua si je” titullohet kënga e Anxhelos në “Top Festin e Fundit”, e cila u cilësua si një ndër këngët më “cool” të festivalit. Pavarësisht se nuk u kualifikua në natën finale, refrenin e kësaj kënge të gjithë e mbajnë mend, pasi ishte një këngë tepër romantike.

“Top Fest 12” nuk ishte i pari për Anxhelon pasi këngëtari ka marrë gjithashtu pjesë me një bashkëpunim me Big Bastën, në “Top Fest 11”, me këngën “Famë”, e cila ka arritur të kualifikohet deri në finale.

Ndërkohë që kanë kalaur 4 vite nga “Top Fest 12”, Anxhelo vazhdon të jetë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë projekte “solo” por edhe bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar tepër të pëlqyera për publikun.

Së fundmi, ai ka ardhur në një bashkëpunim me Ergys Shahun dhe Flor Bana, “Vetem asaj”, një këngë që është futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.