Një super bashkëpunim është publikuar së fundmi dhe për “Big Booty” janë bashkuar katër artistë për t’i dhënë akoma më shumë kuptim këtij projekti muzikore.

Stresi, Don Phenom, Anxhelo Koci dhe Flor Bana janë katërshja e talentuar që kanë zgjedhur të vijnë më të fortë se kurrë më këtë këngë që mënjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar.

Ndërkohë që “Big Booty” është një titull që është kënduar nga shumë artistë, por kësaj radhe janë artistët nga Kukësi e poshtë që kanë përzgjedhur këtë këngë.

Tropoja, Shkodra, Tirana janë bërë bashkë, për këngën që shumë shpejt mund të shndërrohet në një hit muzikor.

Me muzikë të Anxhelo Koci, “beat” të Flor Bana, tekst të Stresi, Don Phenom dhe Anxhelo Koci, kënga është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 100-të.