Arilena Ara padyshim që është një nga artistet që e kemi parë teksa rritet artistikisht dita-ditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i këngëtares po e shndërron atë në një artiste që vërtet nuk njeh kufij.
Arilena pati një ‘boom’ me “Pop Art”, festivalin e mbajtur nga ajo, por edhe albumin me të njëjtin titull. Duke filluar nga bashkëpunimet e deri tek projektet solo, viti 2021 ka qenë i larmishëm për Arilenën.
Teksa Arilena ka shkëlqyer në çdo projekt të sajin, tashmë është koha që ta shohim edhe në një tjetër fushë përveç muzikës. Mendohet se së fundmi Arilena do ta sprovojë veten e saj edhe në moderim. Na mbetet të presim për të zbuluar më shumë lidhur me projektet e saj të reja.
Aktualisht Arilena konkuron me tre projekte të sajat në klasifikimin e javës në “The Top List”. “Thirr policinë” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin renditet në vend të 7-të, “Dance me” me Gjon’s Tears në vend të 42-të dhe “E gjallë” në vend të 52-të.