Ardit Çuni është një ndër artistët më të talentuar të Top Awards. Ne e kemi parë atë që shpesh e ka sfiduar veten në disa dimensione dhe duhet thënë se ka shkëlqyer.
Projekti i tij i fundit ka qenë “Leje”, një këngë që përveç veçantisë dallohet dhe për klipin mjaft interesant. Arditi ka vendosur që të sillte të gjitha ato që kishte mësuar në spektaklin e “Dancing With The Stars” duke na mahnitur në aftësitë e tij në kërcim.
Së fundmi ai ka udhëtuar drejt SHBA ku ndodhet dhe mikesha e tij Samanta Karavella. Teksa i kemi parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit, mos vallë do të kemi një bashkëpunim nga dyshja? Na mbetet që të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë…