Muajin e kaluar, Ardian Bujupi lajmëroi për publikun prezantimin e albumin e tij “10”, i cilësuar si një ndër projektet më të rëndësisshme të karrierës së tij 10-vjecare.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Bujupi lajmëroi se albumi i tij pritet të publikohet në fund të këtij muaji dhe do të përmbajë 10 këngë.

“Paname” është një ndër këngët e albumit të artistit, të cilin e ka publikuar në javën e parë të muajit maj. Në këtë prurje të re muzikore, prodhuar nga Oster, Bujupi ka ardhur me një tekst në gjuhën gjermane por në disa rreshta artisti ka zgjedhur t’i këndojë edhe në gjuhën shqipe.

Sa i përket titullit të këngës, me “Paname”, Ardiani i referohet “Parisit”, dhe këtë gjë mund ta kuptojmë edhe nga video muzikore.

Pavarësisht se ky album duket si një përpjekje për të qënë sa më prezent në tregun gjerman, sërish Ardiani nuk ka harruar origjinën e tij.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë futur “Paname” në klasifikimin e “Top Awards”, duke e pozicionuar në vendin e 70-të.