Ardian Bujupi së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Finem, të titulluar “Adrenalina”. Ky projekt erdhi si një surprizë duke marrë parasysh dy stilet kaq të ndryshme të artistëve. Megjithatë, kjo ndërthurje e bëri këngën akoma dhe më tërheqëse.

Ardian Bujupi dhe më parë ka sjellë bashkëpunime me artistë të tjerë si të huaj, po ashtu dhe shqiptarë, por kjo këngë sjell një frymë më ndryshe. Nga ana tjetër, Finemin përveç se vetëm, e kemi parë në projekte më së shumti me të tjerë reperë. Pavarësisht se ky projekt erdhi si papritur, duket se publiku e ka pritur mjaft mirë.

Të dy këngëtarët kanë ditur si t’i bëjnë fansat për vete dhe kjo këngë mund të pëlqehet nga gati-gati çdokush, nga ata që pëlqejnë repin apo jo, apo dhe e kundërta. “Adrenalina” ka sjellë vërtetë adrenalinë për këtë verë. Me vetëm një javë në klasifikim, kjo hyrje e re në “The Top List” ja ka dalë që të pozicionohet në vendin e 10-të.