Ardian Bujupi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “PIK”, duke sjellë edhe një këngë që ndërthur ritmet moderne me stilin karakteristik që e ka bërë një nga emrat më të pëlqyer të skenës shqiptare.
“PIK” vjen me një atmosferë energjike, beat bashkëkohor dhe një interpretim që përshtatet me stilin karakteristik të Ardianit që ka bërë për vete shumë fansa ndër vite. Kënga shoqërohet edhe me një videoklip të realizuar në mënyrë profesionale, ku nuk mungojnë pamjet dinamike, estetika moderne dhe një produksion vizual që e kompleton projektin.
Me këtë publikim, Ardian Bujupi vazhdon të dëshmojë se mbetet një artist që di të përshtatet me kohën, duke sjellë vazhdimisht materiale të freskëta për fansat e tij. Që në orët e para të publikimit, “PIK” ka nisur të marrë reagime pozitive nga audienca dhe pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të momentit.
Mbetet për t’u parë nëse “PIK” do të jetë hiti i radhës që do të pushtojë platformat muzikore, por një gjë është e sigurt, Ardian Bujupi e ka nisur fuqishëm këtë sezon veror.